Einxhel tha se nuk e kupton dialektin e kosovarëve, videoja bëhet virale

E kjo gjë është diskutuar edhe brenda shtëpisë së Big Brother VIP, shkruan lajmi.net.

Së fundi, në rrjet ka qarkulluar një video teksa shihet Einxhel duke diskutuar me disa banorë të tjerë për dialektin e ish banorëve nga Kosova në shtëpinë e BBV-së.

Einxhel rrëfeu se në fillim e kishte pasur shumë problem ta kuptonte Dagz-in teksa fliste, por që pas disa kohësh ai e pastroi të folurit.

“Dagzin në fillim e kisha problem ta kuptoja por më vonë ai e pastroi të folurit”, u shpreh Einxhel.

Edhe Iliri rrëfeu se e kishte problem ta kuptonte Fifin dhe Granitin dhe sipas tij shumë shpesh disa gjëra i iknin./Lajmi.net/