Dua Lipa nis turneun e saj “Future Nostalgia”

Dua Lipa është këngëtarja shqiptare me famë botërore që arrinë të komentohet shpesh në mediat botërore.

Këngëtarja ka nisur turneun e saj të quajtur ‘Future Nostalgia’, shkruan lajmi.net.

 

Mbrëmë Dua ka performuar hitet e saj në Miami.

Ky turne do të vazhdojë në Amerikën e Veriut deri më 1 prill, dhe më pas këngëtarja do të udhëtoj në Europë deri në fund të qershorit.

Turneu i Duas pritet të përfundoj në nëntor në Australi.

Ky turne ishte planifikuar të mbahej në vitin 2020 por ai u shtye disa herë për shkak të pandemisë së vazhdueshme me COVID-19./Lajmi.net/