Eh po të mund të flisnin varret që në brendinë e tyre mbajnë zërin e lirisë, të flijimit, të pastërtisë… Eh, të mund të ngrinin zërin sa herë që pranë tyre shkel këmba e atyre që vazhdojnë të “zgërdhihen” për të pasur një foto për status Facebooku që më pas përmes saj të kërkojnë votën për t’i shërbyer pangopshmërisë së tyre edhe për 4 vite. Sa duhet të bërtasim bashkë me ju edhe ne që jemi dëshmitarë të gjallë të hipokrizisë që çdo vit luhet mbi vendprehjen tuaj.
Është e rëndë heshtja juaj përballë këtyre shushunjave të pangopur që nuk kursejnë as gjakun dhe sakrificën tuaj!
Ama, një ditë, zëri juaj që sot nuk dëgjohet, do të përplaset si kumbim i rëndë mbi supet e atyre që ju përdorën për interesa personale.
Sepse haku i dëshmorëve nuk harrohet. Dhe, kur bie, bie drejt!
*Status fejsbuku i Bekim Fazliut, përfaqësues i lartë i Lëvizjes Arbëria





