“Edukata është ajo që mbetet kur njeriu haron atë që ka mësuar në shkollë”

Bekim Pocesta

“Edukata është ajo që mbetet kur njeriu haron atë që ka mësuar në shkollë”
Unë kujtoj me shumë krenari çdo fjalë që ti e ke lënë mbrenda zemrës sime.
Kur pash videon u preka shumë, doja të vija por e lash për një ditë jashtë politikës, sepse rrëndësia jote dhe veprat tua në breza, janë shumë më me peshë se politika. Me dashuri dhe sinqeritet të falenderoj për fjalët dhe kujtimet shumë të veçanta sa të hershme aq edhe të gjalla sot. Më beso çdo fjalë e zakonshme e thënë nga ju mer vlerë tejet të veçantë.
E nderuara mësuesja ime e parë,znj.Nazife Turkeshi, të falenderoj përzemërsisht për fjalët dhe kohën e kushtuar ndaj meje. Të uroj jetë të gjatë, shëndet dhe bëzëqeshje në fytyrën tënde përjetësisht pranë familjes.
Thesar i çmuar, brez i artë, shembuj që sot gjenden rrallë në shoqërinë tonë.

Përqafime,
Bekim Pocesta ❤️❤️