Edona shokon me rrëfimin: Nënën e kanë martuar me zor, e kanë ndërruar me një lopë

Edona James, po shokon banorët kohë pas kohe me rrëfimet e saj.

Së fundi, ajo ka bërë një tjetër rrëfim, shkruan lajmi.net.

Teksa shijonin darkën pas “primet” banorët filluan bisedat e tyre, e ajo e Edonës, i shokoi banorët, e më së shumti Bleron.

Edona e ka përmendur nënën e saj shumë shpesh, sidomos mënyrën se si e kishin martuar atë.

Ajo ka rrëfyer se nënën e saj e kanë martuar në moshën 13 vjeçare dhe se diferenca mes saj dhe nënës është pikërisht 13 vjeç.

“Nënën e kanë martuar me zor, në moshën 13-vjeçare, e kanë ndërruar me një lopë. Nëna më thoshte, unë kam qenë fëmijë vetë, kam luajtuar me kukulla.”, u shpreh Edona.

Blero shokohet pas kësaj, duke i thënë që vajza e tij është tani 13 vjeçe, e nuk do të mund ta paramendonte një gjë të tillë./Lajmi.net/