Edinson Cavani dëshira e Valencias

Sulmuesi uruguaian, Edinson Cavani është dëshira e klubit spanjoll, Valencia.

Cavani është një lojtar i lirë pasi i skadoi kontrata me Manchester United.

Sulmuesi ka disa oferta, por që ende nuk ka vendosur se çfarë do të bëjë me të ardhmen e tij.

Sipas ‘Fichajes’, është Valencia ekipi që së fundmi e dëshiron uruguaianin në ekip.

Përveç Valencias interesim për të ka shfaqur edhe Real Sociedad nga Spanja si dhe në Argjentinë, Boca Juniors.

Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e 35 vjeçarit.