Edi Rama dhe Albin Kurti u morën vesh për heqjen e kufijve Kosovë-Shqipëri

Në pres konferencën e përbashkët të kryeministrit shqiptar, Edi Rama dhe kryeministrit kosovar, Albin Kurti, pas takimit të realizuar në Tiranë, është theksuar synimi për heqje sa më të shpejtë të kufijve mes Kosovës dhe Shqipërisë.
“Është themelore që të jemi të gatshëm, të angazhuar dhe të artë në çdo hap, për të hequr kufirin mes dy shteteve dhe për ta bërë hapësirën e përvetshme të secilit shtet një hapësirë të përbashkët lëvizjeje, ndërveprimi, bashkëpunimi dhe zhvilimi”, tha Rama, duke shtuar se bëhet fjalë për angazhim në kuadër të Procesitë të Berlinit, shkruan Gazeta Lajm.

Gazetari ynë i dërguar në Tiranë, raporton se Kurti pas takimit ka vlerësuar se Kosova dhe Shqipëria duhet të bashkëpunojnë në shumë sfera, e veçanërisht në sferën e sigurisë dhe në politikën e jashtme.

“Kosova nuk do t’ia dilte me sukses kundër Serbisë në luftë, por poashtu as në paqe pa Shipërinë. Andaj ne kurrë nuk e harrojmë këtë gjë dhe në shekullin 21 duam të ecim bashkë, shpejtë dhe fuqishëm. Në veçanti duam që të bashkëpunojmë në aspektin ekonomik të prodhimtarisë, të arsimit, të sigurisë e politikës së jashtme. besojmë se këto janë fusha në të cilat I kemi preokupimet e njëjta, e poashtu edhe aleatët tanë demokratikë dhe perëndimorë janë pot ë njëjtit”, ka theksuar Kurti.