Duke derdhur “lotë krokodili” për bashkimin e opozitës, Ali Ahmetit iu përça BDI-ja, iu bë pikë e pesë

Zhurma e panevojshme e “satelitëve” të BDI-së, që po bëhet kundër koalicionit të fitores “Alternativa-Aleanca”, nuk mundet më të mbulojë përçarjet brenda shtabit në Reçicë të Vogël.
Me çdo ditë sa po afrohen zgjedhjet, këto përçarje po çojnë kokë gjithnjë e më tepër. E lexova dje një postim të përkrahësve të Artan Grubit në facebook, sipas të cilëve përveç Ali Ametit, Artan Grubit dhe Talat Xhaferit, gjithë deputetët aktualë të BDI-së duhet të ndërrohen.
Nuk vonoi shumë erdhi përgjigja nga përkrahësit e Musa Xhaferit, të cilët poashtu përmes facbookut dolën me konstatim se prej kur është tërhequr Musa Xhaferi, janë ndalur punësimet e shqiptarëve. Kuptohet ata kërkojnë që Musa Xhaferi sërish të kthehet si njeri kryesor në BDI.
Pati porosi edhe prej përkrahësve të Bujar Osmanit, edhe të Ramiz Merkos, edhe të Teuta Arifit. Nëse nuk i keni lexuar në facebook, me siguri do t’i shihni së shpejti në realitet, sepse nga facebooku këto përçarje do të transferohen në degë e nëndegë, gjithandej në strukturat e tyre.
Do të jenë përçarje të zhurmshme, të cilat nuk do të mund t’i mbulojnë as partitë satelite të BDI-së, as analistët e gazetarët e tyre, që po kopjojnë Arbana Xharrën e Kadri Veselit.
Por nuk është aty qëllimi i kësaj kolumne. Ajo që dua të them është se është shumë me rëndësi që lotët e rrejshëm të Ali Ahmetit për bashkimin e opozitës, me kohë i zbuloi udhëheqësia e Aleancës për Shqiptarët dhe ajo e Alternativës. Prapa këtye lotëve krokodili të kryetarit integrist, fshehej plani tinzar për futje të “Kalit të Trojës” në radhët e koalicionit fitues ASH-AAA. Janë truke të kamotshme të LPK-së, për të cilin thuhet se Ahmeti me shokë i kanë përdorur edhe në vitet 90-ta, për të përçarë LDK-në e Ibrahim Rugovës, e më vonë edhe Vetëvendosjen e Albin Kurtit. Truke që nuk japin më rezultate as në Kosovë, as në Maqedoni. U ka skaduar afati! (Mesud Bajrami)