Edhe Zaevi i komentoi “bombat” për Mickoskin

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev ka komentuar “bombat” ku dëgjohet duke folur lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

Zaev mohon se dikush nga partia që udhëheq ai i ka publikuar bombat.

“Po shohim se si janë incizuar takime nga të gjithë njerëzit. Supozoj se dikush që ka qenë në ato takime, i ka incizuar ato biseda. Kur Zoran Zaev posedonte dëshmi i publikonte ato në mënyrë transparente në LSDM dhe gjithmonë kur do të kemi dëshmi do t’i publikojmë dhe do t’i dorëzojmë te institucionet”, tha Zaev.

Paraprakisht Mickoski deklaroi se “bombat” janë prerë pjesë-pjesë dhe janë montuar nga LSDM dhe Zoran Zaev për qëllime të fushatës zgjedhore.