Edhe sot mot me diell, nga nesër priten reshje shiu dhe rënie temperaturash

Moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë, pasdite me vranësira të vogla deri mesatare lokale. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jugor. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 4 deri në 11, ndërsa maksimalet prej 22 deri në 29 gradë.

Në Shkup me diell dhe i ngrohtë me erë të dobët jugore. Temperatura minimale do të jetë rreth 8, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 28 gradë.

Pasditen e së enjtes do të ketë reshje lokale të rrëmbyeshme dhe bubullima. Në disa vende do të fryjë erë e përforcuar mesatare veriore. Kushte për reshje lokale afatshkurtra do të ketë të premten dhe në ditët e fundjavës së zgjatur të festave, ndërsa temperaturat do të pësojnë rënie të ndjeshme.