Dimitrov: Në të ardhmen nuk do të habitem nëse Bullgaria kundërshton rezultatet e regjistrimit

Ish-ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov sonte në debatin “ClickPlus” në TV21 tha se në të ardhmen nuk do të habitet nëse Bullgaria konteston rezultatet e regjistrimit.

Sipas tij, të tilla kanë qenë sinjalet.

“Nga eksperienca e dy, tre viteve të fundit, ndryshe nga përvoja që kemi me Greqinë, ku gjithmonë e dinim se cilat janë problemet dhe kërkesat themelore të palës tjetër. Bullgaria është një lloj objektivi lëvizës, herë Strasburgu është i rëndësishëm, herë gjuha maqedonase, herë historia… Në të ardhmen nuk do të më befasojë, të jenë në pyetje edhe rezultatet e regjistrimit”, tha Dimitrov./TV21