Selena Gomez ka publikuar disa imazhe të reja në rrjete sociale, me të cilat i uroi mirëseardhje vitit të ri.
Ajo postoi foto nga jahti, teksa dukej e relaksuar, këngëtarja kishte veshur një fustan të shkurtër dhe vuri në plan të parë këmbët.
“Përshëndetje Viti i Ri! Le ta bëjmë këtë më të mirë se të kaluarin”, ka shkruar ajo.