Edhe presidenti i Francës, Macron përfshihet në negociatat e PSG me Kylian Mbappe

Kylian Mbappe po del të jetë edhe interes shtetëror.

Ylli francez i Paris Saint Germain, Kylian Mbappe akoma nuk ka vendosur përfundimisht për të ardhmen e tij.

Lojtari është në muajt e fundit të kontratës së tij me parisienët. Emri i tij lidhet ngushtë me Real Madridin, por asgjë nuk është vendosur.

Negociatat po vazhdojnë. Madje, sipas raportimeve të fundit, presidenti i Francës, Emmanuel Macron është parë me emirin e Katarit si i përfshirë në negociata për të bindur Mbappe që të qëndrojë në Paris.

Kylian Mbappe nxiti reagime të shumta kur mbrëmë pas fitores ndaj Lorient tha se “Sigurisht” është e mundur që të qëndrojë te PSG.

Lojtari ka akoma një ofertë në tavolinë. Mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi i tij për të ardhmen. Thuhet se Mbappe do të vazhdojë te PSG. Njoftimi zyrtar pritet gjatë muajit maj.