Abidal dyshohet të ketë kryer trafikim organesh – gjithçka lidhet me transplantin e mëlçisë së tij

Ish-mbrojtësi i skuadrës së Barcelonës, Eric Abidal mund të përballet me disa akuza të rënda.

Raportime nga ‘El Confidencial’ bëjnë të ditur se policia spanjolle dyshon se Eric Abidal është përfshirë në trafikim organesh, pas transplantit të mëlçisë së tij.

Bazuar në disa hetime të kryera së fundmi, shumë dyshime janë ngritur mbi transplantin e mëlçisë së Abidal.

Në regjistrat për rastin në fjalë, askund nuk figuron se dhuruesi i mëlçisë është ndonjë familjar i Abidal, siç pretendohej më parë.

Transplanti i mëlçisë së Abidal tashmë konsiderohet si i dyshimtë.