Edhe Milan i bashkohet garës për Gabriel Jesus

Sulmuesi i Manchester City, Gabriel Jesus me shumë gjasë do të largohet nga ‘Etihad Stadium’.

Ylli brazilian lidhet me një largim nga City tash e disa javë, por me zyrtarizimin e Erling Haaland si transferim, zërat shtohen edhe më shumë.

Përveç Arsenal që ka shfaqur interesim që nga dita e parë, në garë tashmë futet edhe gjiganti italian, përcjell lajmi.net.

‘Gazzetta dello Sport’ bën të ditur se Gabriel Jesus është në radarin e Milan.

‘Rossoneri’ do të përforcojnë sulmin me (shumë gjasë) Divock Origi, por duket se kërkojnë edhe një tjetër alternativë.

Arsenal shihen si skuadër favorite për shërbimet e Jesus, nëse lojtari vendos të largohet nga ‘Etihad Stadium’.