Edhe deputeti suedez i përgjigjet thirrjes së Albin Kurtit, dhuron 200 euro për Kosovën

Mërgimtarët me prejardhje nga Kosova, të cilët punojnë jashtë atdheut, duket se i janë përgjigjur me të madhe thirrjes së kryeministrit në detyrë Albin Kurti për ta ndihmuar Kosovën financiarshit.
Thirrja e Kurtit për ndihmë erdhi në kohën kur Kosova po përballet me pandeminë e koronavirusit e në anën tjetër, buxheti i shtetit ka nisur të shteret.
Kryeministri në detyrë Albin Kurti, para pak ditësh kur bëri thirrje te mërgata për ndihmë, tha se fondi rezervë i paraparë vetëm për raste urgjente, është gjetur i zbrazët.
“Duke e pasur parasysh gjendjen qe ndodhet vendi ju bëj thirrje të bëheni pjesë e solidaritetit dhe të na ndihmoni në këtë luftë. Qeveria jonë ka hapur një xhirollogari të posaçme dedikuar menaxhimit të pandemisë”, tha Kurti.
Thirrjes për ndihmë nuk i janë përgjigjur vetëm mërgimtarët shqiptarë. Dje, deputeti suedez Magnus Jacobsson, dhuroi 200 euro për Kosovën për ta luftuar koronavirusin Covid-19.
Në një përgjigje për Kohën Ditore, Jacobsson tha se shuma prej 200 euro shpreson që sado pak të kontribuojë në situatën aktuale me pandemi në Kosovë.