“Kovid-19”, gjatë natës së kaluar 307 persona futen në izolim dhe 188 në vetizolim

Gjatë natës së kaluar 15/16.04.2020 në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut 307 personave u janë dhënë vendime për izolim, ndërsa 188 kanë firmosur vendim për vetizolim.

Ndërkohë raportohet se nga ana e zyrtarëve policorë janë kryer gjithsejtë 2854 kontrolle tek personat që gjenden në izolim dhe vetizolim, me këtë rast nuk është evidentuar asnjë person i cili të ketë shkelur masën e izolimit, gjegjësisht vetizolimit.