Edhe Azet do performojë në Sunny Hill

Po vazhdojnë të publikohen edhe emra të tjerë të artistëve që do performojnë në festivalin “Sunny Hill”.

Organizatorët e këtij festivali dje kanë konfirmuar edhe një tjetër artist, shkruan lajmi.net

Përmes një postimi në “Instagram”, faqja zyrtare ka bërë të ditur se artisti tjetër që do këndoj është Azet.

 

Theksojmë se “Sunny Hill Festival”, do të mbahet nga data 4 deri me 7 Gusht të këtij viti.