Partia e Trajanovit kërkon konsensus të gjerë për propozimin francez

Kryetari i Lidhjes Demokratike (LD) Pavle Trajanov, sot në konferencë për shtyp tha se qëndrimi i partisë së tij është se duhet të sigurohet një konsensus më i gjerë në lidhje me konkluzionet e propozuara për propozimin francez nga të gjitha partitë në Kuvend, si nga pushteti ashtu edhe nga opozita.

Siç tha Trajanov, nëse “nuk krijohet unitet rreth kësaj kornize negociuese, atëherë LD nuk do ta mbështesë atë”.

Ai kujtoi se është formuar një grup punues parlamentar i cili duhet të përgatisë konkluzione të pranueshme për Parlamentin në tërësi ose së paku për disa parti politike, i përbërë nga përfaqësues të partive më të mëdha – OBRM-PDUKM, LSDM, Aleanca për Shqiptarët dhe BDI.

“Qëndrimi i Lidhjes Demokratike për këtë çështje strategjike është se duhet të sigurohet një konsensus më i gjerë. Në atë drejtim, Kuvendi duhet të nxjerrë konkluzione të pranueshme për shumicën e deputetëve, përkatësisht për të gjitha partitë e rëndësishme politike të përfaqësuara në Kuvend, përfshirë edhe opozitën”, tha Trajanov.

Në projekt-konkluzionet e LD-së, ndër të tjera, thuhet se duhet pasur parasysh interesat kombëtare, pra në të gjitha këto procese të mos rrezikohet identiteti kombëtar i maqedonasve.