E veshur me shumë shije, Tayna nga Parisi vë në pah linjat trupore

Tayna është një prej emrave më të komentuar në vend dhe çdo gjë që bën arrin të marr gjithë vëmendjen.

Nga projekte muzikore, imazhet e ndryshme dhe jeta e saj private janë në fokus të mediave, prandaj edhe reperja ofron material të mjaftueshme për këtë.

Së fundi, reperja nga Prizreni, pas angazhimeve me koncerte ka nis pushimet në qytetin francez, Paris.

Foto: Tayna/Instagram

Nga atje reperja e njohur kosovare ka sjell imazhe duke treguar për kohën e mirë që po kalon atje, ndërsa nuk munguan as pozat provokuese.

Në disa të fundit që ka hedhur në llogarinë e saj personale në Instagram, Tayna shihet në një park lojërash për fëmijë, ndërsa shihet e veshur me shumë stil.

Foto: Tayna/Instagram

Me një xhaketë të zeza të kombinuar me pantallona ushtarak dhe syze dielli, reperja dukje në formë të mrekullueshme.

“Nuk ka të bëjë me udhëtimin, po me atë që udhëtoni”, ka shkruar Tayna në mbishkrimin e fotografive, sipër të cilave pranoi komplimente të shumta.

Ndryshe, Tayna aktualisht po punon në realizimin e një albumi që do të jetë i pari në karrierë.