E sulmoi babanë me shkop, arrestohet 30-vjeçarja nga Gostivari

Policia ka arrestuar një 30-vjeçare nga Gostivari, e dyshuar për sulm fizik ndaj babait të saj.

Sipas MPB-së, arrestimi i A.P. (30) është bërë pas denoncimit të babait të saj 62-vjeçar, i cili ka deklaruar se pas një mosmarrëveshjeje të shkurtër ajo e kishte goditur me një send prej druri, duke i shkaktuar lëndime.

Sic raporton Tetovasot, e dyshuara është ndaluar në stacion policor dhe ndaj saj do të vijojë procedura përkatëse.