E martuar me milioner por Afërdita gatuan në shtëpi

Modelja e njohur Afërdita Dreshaj përveq bukurisë që e posedon, ka dëshmuar që është e zonja edhe në një fushë tjetër.

Ajo kohë pas kohe poston edhe fotografi të ndryshme nga jeta e saj personale ku me këtë të fundit ka habitur të gjithë.

Bukuroshja ka postuar një fotografi në “Instagram”, në të cilën tregoi specialitetin që e ka përgatitur.

“Janari është i gjithi për të gatuar në shtëpi”, ka shkruar ajo, duke e bërë me dije se gjatë këtij muaji ajo do të përgatis ushqime në shtëpi, edhe pse është e martuar me një milioner.