“Do të të puth, por mos më kafsho”, Papa sërish në qendër të vëmendjes

Papa u takua me besimtarë dhe pelegrinë në sheshin Paolo VI, pas dëgjesës së përgjithshme.

Mes tyre ndodhej edhe një murgeshë afrikane, shumë entuziaste që donte të takonte Papën.

Ai e pa murgeshën shumë të emocionuar dhe i tha: Kam frikë! Do të të jap puthjen, por rri qetë, mos më kafsho” tha ai me shaka dhe pastaj e përqafoi.

Situata normalisht ishte sarkastike pas incidentit që ndodhi në natën e Vitit të Ri ku ai u tërhoq nga dora nga një besimtare në sheshin “Shën Pjetri” dhe për pak u rrëzua.

Ai iu rikthye i indinjuar asaj duke e goditur me shuplakë në dorë që ta lëshonte.