“E Majta” me pamflete kundër regjistrimit (FOTO)

Partia “E Majta” (Levica) vazhdon me fushatën propaganduese kundër regjistrimit të popullsisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Kesaj radhe partia e Dimitar Apasievit me dy deputetë ka nxjerrë dhe shpërndarë pamflete me mesazhin “Nuk hapi derën”. Në këtë pamflet qëndrojnë disa pika, ku kjo parti pretendon se regjistrimi në kohë pandemie është antikushtetues dhe se cenon shëndetin e qytetarëve.

Më tej thuhet se “regjistrimi zhvillohet për të “shqiptarizuar popullsinë e tërë muslimane në Maqedoninë Perëndimore” dhe se synon “paraqitjen në mënyrë artificiale të të ashtuquajturës pakicë bullgare në Maqedoninë Lindore”.

“Pasi që Albin Kurti u bëri thirrje shqiptarëve nga diaspora të regjistrohen masivisht në regjistrimin në Maqedoni, edhe ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani, bëri të njëjtën. Përveç kësaj, Zëvendës Kryeministri i Parë Artan Grubi u mburr se anëtari i partisë së tij, Bujar Osmani, nga pozita e Ministrit të Punëve të Jashtme të Maqedonisë, loboi për njohjen e Kosovës nga Spanja. Kjo tregon që funskionarët shqiptarë po punojnë në një mënyrë të koordinuar për të arritur agjendat etno-nacionaliste shqiptare, dhe Regjistrimi në Maqedoni, së bashku me Projektligjin për Shtetësinë, do të jenë vetëm disa nga një seri e mjeteve të tilla politike që do të përdoren në të njëjtin drejtim” deklaroi Apasiev.(INA)