“E kam bërë vetë me këto duar”, çka i dhuroi Rama dje Erdoganit? (VIDEO)

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i ka bërë dje një dhuratë presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan.

Në një video të postuar nga Rama në Instagram, shihet teksa kryeministri shqiptar i dhuron një suvenir të punuar nga vetë ai, Erdoganit. Mes bisedës, Rama i thotë presidentit turk se ‘duket se veprat artistike të tij, më mirë i kupton zonja Emine’.

“Një prapaskenë e vizitës së Presidentit Erdoğan në Kryeministri”, ka shkruar Rama, njofton Klankosova.tv.