Pele me mesazh për Ronaldon: Urime për çmimin special të FIFA-së

Portugezi dje mori një çmim të veçantë nga FIFA, pasi kishte thyer rekordin për më së shumti gola në histori për Kombëtare, transmeton lajmi.net.

 

Nuk ka vonuar shumë dhe Pele e ka uruar për këtë çmim përmes një postimi në “Instagram”.

“Cristiano urime për çmimin e veçantë nga FIFA. Dua të të takoj vërtet në person që të përqafojë. E regjistrova këtë mesazh me shumë kujdes. Shihemi së shpejti”, shkroi ai.

Ndërkohë, edhe Ronaldo i ka kthyer përgjigje duke e falënderuar dhe i uruar shërim të shpejtë.

“Kur Pele flet, e tërë bota dëgjon. Është e pamundur të mos emocionohesh kur një person i mrekullueshëm tregon respekt dhe admirim për mua. Një hero, mit për të gjithë gjeneratat dhe legjendë e vërtetë e sportit. Ai mençur thotë se jemi në të njëjtën skuadër, skuadra e futbollit. Faleminderit Pele. Shpresoj që të shoh sa më parë, që të qeshim bashkë dhe të flasim për këtë ndeshje që e duam”, ishte komenti i portugezit.

Image

Ndërkohë, Ronaldo deri me tani ka shënuar plotë 115 gola me Kombëtare./