E dëgjuat këngën më të re të Dafinës “Million $”

Dafina Zeqiri po vazhdon me një ritëm të lartë sjelljen e këngëve të reja, orë më parë këngëtarja ka lansuar video-projektin e ri.

Kënga e titulluar ‘Million $’, është shkruar nga reperi Elinel, ndërsa për melodinë e këngës është kujdesur vet Duffy, kurse miksimin dhe masterizimin e ka bërë Deard Sylejmani.

Për anën vizuale është angazhuar produksioni Entermedia që e ka xhiruar videoklipin e kësaj kënge.