FOTO: Turbulencat në BDI janë përplasje mes Musa Xhaferit dhe Ali Ahmetit?

Burime partiake në BDI thonë se turbulencat brenda kësaj partie janë përplasje mes Musa Xhaferit dhe Ali Ahmetit. Këto burime thonë se para tre netëve ka pasur një takim mes Musa Xhaferit dhe Izet Mexhitit e Blerim Bexhetit në Shkup, prej ku kanë dërguar edhe disa fotografi në redaksinë ton. Musa Xhaferi si duket po lufton për poste dhe drejtori më të fuqishme brenda partisë dhe don ti bëjë puç Ali Ahmetit, përmes Mexhitit dhe Bexhetit, mendojnë këto burime në parti. “Kjo nuk është hera e parë që Musa Xhaferi bën kësi lloj kushtëzimesh për poste dhe pozita ndaj Ali Ahmetit, por nuk e dimë pse e përkrahin Mexhiti e Bexheti. Strukturat e BDI-së i bëjnë apel kryetarit Ahmeti të mos përfillë asnjë kushtëzim prej askujt”, thonë në BDI.
Mirëpo Nga krahu i Mexhitit insistojnë se kërkesat e tyre janë parimore dhe nuk kanë të bëjnë me lojëra tjera. /info.net