E dashura e Ledrit shkëlqen në dasmën e Kreshës me Erzinën

Ledri Vula është shoqëruar nga e dashura e tij, Sara Hoxha mbrëmë në dasmën e mikut të tij, Mc Kreshës.

Edhe Sara Hoxha, e dashura e reperit Ledri Vul, ishte e pranishme mbrëmë në ceremoninë e martesës së Mc Kreshës.

Në mesin e shumë grave të artistëve të estradës, Sara ka shkëlqyer si në secilën festë ku merr pjesë.

Ajo ka veshur një kreacion të Diana Qerimit dhe me thjeshtësinë e saj ka arritur të marrë shumë vëmendje./Gazeta Express/