Prej nesër moti me diell dhe shumë i ngrohtë

Nën ndikimin e masës ajrore shumë të nxehtë nga nesër deri të premten moti do të jetë me diell dhe shumë i ngrohtë.

Drejtoria për punë hidrometeorologjike njofton se temperaturat maksimale do të arrijnë mbi 30 gradë, ndërsa në pjesët juglindore të vendit do të arrijnë deri në 40 gradë. Të premten pasdite do të ketë kushte për paqëndrueshmëri lokale. UV rrezatimi do të arrijë deri në 9.

Moti me diell dhe i ngrohtë me vranësira lokale të vogla deri mesatare do të mbizotërojë sot deri në fund të ditës. Do të fryjë erë mesatare, ndërsa përgjatë Vardarit erë e përforcuar nga veriu. Temperatura maksimale do të jetë në intervalin nga 27 deri në 36 gradë, ndërsa vlera e UV indeksit do të jetë 8.

Në Shkup do të mbizotërojë mot me diell, me vranësira të lehta deri mesatare dhe me erë mesatare deri të përforcuar veriore, me temperaturë maksimale deri në 35 gradë.