E akuzuan për “tradhti”/ Ukrainasit vrasin anëtarin e ekipit të tyre negociator

Denis Kiriev, i cili ishte anëtar i misionit të parë negociues me Rusinë në Gomel të Bjellorusisë, është vrarë nga Sigurimi i Ukrainës! Bëhet fjalë për Denis Kiriev, i cili fillimisht u arrestua për “tradhti” dhe më pas u vra nga sigurimi.

Vlen të theksohet se emri i Kiriev nuk ishte në listën zyrtare presidenciale të publikuar nga Kievi, por ai u shfaq në tryezën e bisedimeve. Kiriev ishte një nga bankierët kryesorë në vend, pasi kishte shërbyer si guvernator i Oschadbank dhe anëtar i Ukreximbank.

Sipas ukrainasve, Kiriev kishte një marrëdhënie të ngushtë me biznesmenin Andriy Klyuyev, i cili ishte bashkëpunëtor i ish-presidentit Viktor Janukoviç. Ndër të tjera, raportohet se në llogaritë bankare të Kiriev janë gjetur shumë para të cilat nuk mund të justifikohen.

Burimi:www.newsbomb.gr | Përktheu dhe përshtati: JOQ ALBANIA