Duke luftuar agresorin rus ushtarët ukrainas i gëzohen golave të Ukrainës kundër Skocisë

Kombëtarja e Ukrainës mbrëmë bëri një hap të madh drejt kualifikimit në Kampionatin Botëror “Katar 2022”, ku në gjysmëfinale të playoff-it e mposhti Skocinë.

Ukrainasit triumfuan me rezultat 3:1 kundër Skocisë, vetëm për të arritur në finale të playoff-it për në Botërorit “Katar 2022”, ku aty i pret Kombëtarja e Uellsit.

Golin e nderit për skocezët e shënoi Callum McGregor, kurse tek Ukraina, golashënues ishin Yarmolenko, Yaremchuk dhe Dovbyk.

Ndërkaq, golat e ukrainasve nuk sollën gëzim vetëm për tifozët në stadium, por edhe për ushtarët që janë duke luftuar për Ukrainën kundër agresorit rus.

Pavarësisht se është kohë e luftës, disa ushtarë ukrainas përmes një video të publikuar në “Instagram” shihet se i gëzohen tej mase golave të Ukrainës.

Ndërkaq, videon në fjalë e gjeni më poshtë.

https://www.instagram.com/p/CeR2pn6qkuq/