Dua Lipa thotë se nuk dëshiron të largohet nga Shqipëria kurrë

Dua po shijon qëndrimin e saj në Shqipëri mjaft shumë.

Dua Lipa, këngëtarja kosovare me famë të gjerë ndërkombëtare po korr suksese të njëpasnjëshme, shkruan lajmi.net

Ajo së fundi po viziton Shqipërinë teksa erdhi për të qenë e pranishme dhe për të parë punimet në çerdhen e cila është në ndërtim e sipër në Tiranë, mbështetur nga fondacioni i këngëtares në Kosovë, ‘Sunny Hill Foundation’.

Përkrah punëve bamirëse ajo po shfrytëzon edhe pushimin e saj në Shqipëri për t`u argëtuar me familjarët dhe të dashurin e saj Anwar Hadid i cili është vëllau i dy supermodeleve Gigi Hadid dhe Bella Hadid.

Së fundi Dua ndau disa fotografi ku shihej në bikini teksa po shijonte qëndrimin e saj në Shqipëri ku u shpreh se nuk dëshiron të largohet kurrë

“Nuk dua të largohem kurrë”, shkroi Dua Lipa.