Dua Lipa kthehet pas në kohë, kujton kohën kur fitoi çmimet Grammy

Këngëtarja shqiptare tashmë me famë botërore, Dua Lipa vazhdon të jetë një emër aktiv në muzikë, shkruan lajmi.net.

Ajo së fundmi sapo lansoi projektin e fundit muzikor i cili po pritet tejet mirë duke grumbulluar 500 mijë klikime brenda 2 orësh.

Dua duket se po mallëngjehet kohëve të fundit teksa ajo hyri në Instagram për të postuar një fotografi të para vitesh ku shihej me dy çmime Grammy në dorë.

“Dy vite më parë” shkroi këngëtarja e cila shoqëroi shkrimin me një figurë të pikëlluar kështu duke treguar se asaj po i mungojnë mbrëmjet e çmimeve mjaft shumë./Lajmi.net/