ShowBiz Dua Lipa e nis me energji turneun e koncerteve, shkëlqen me dukjen...

Dua Lipa e nis me energji turneun e koncerteve, shkëlqen me dukjen dhe interpretimin në Miami

Dua Lipa dukej në çdo centimetër të saj një super yll prej vërteti, teksa nisi turneun e saj “Future Nostalgia” në Miami, Florida të mërkurën mbrëma.

Këngëtarja 26-vjeçare i dha energji skenës me interpretimin e saj, ndërsa kishte veshur një kostum të gjelbër neoni, i cili nxirrte në pah linjat e saj të tonifikuara, shkruan DailyMail.

Dua u detyrua të shtyjë turneun “Future Nostalgia”, të quajtur sipas titullit të albumit të saj të dytë, për shkak të situatave të shkaktuara nga pandemia coronavirus.

Veshja e saj prej neoni e këngëtares së hitit “Levitating” kishte një dekolte mjaft të hapur, duke vënë në pah gjoksin e saj atraktiv.

Ndërkohë për aksesorë, ajo kishte veshur një palë doreza me material të njëjtë sikur kostumi i saj.

Flokët e gjata dhe brune të Duas ishin stiluar në kaçurrela të lirshme që i binin lirshëm në shpinë dhe gjoks.

Sa i përket makijazhit të saj, fituesja e çmimit “Grammy” kishte vendosur rimel me shkëlqim argjendi mbi kapakët e syve të saj dhe buzët e saj ishin lyer me një nuancë të ngjyrës së trupit.

Faqet e saj ishin ngjyrosur me bronz dhe vetullat e saj tashmë të plota u theksuan me pak xhel vetullash.

Ajo kërceu dhe këndoi rreth skenës me një mikrofon të zi në dorë dhe një ekip kërcimtarësh përreth saj.

Kërcimtarët e Duas ishin veshur me kostume ngjyrë vjollce dhe realizuan koreografinë e tyre me çadra në duar.

Lipa interpretoi disa nga hitet e saj më të mëdha për fansat në FTX Arena.

Në një moment tjetër gjatë spektaklit, kërcimtarët ndërruan uniformat e tyre ngjyrë vjollce me veshje ngjyrë blu.

Albumi i saj “Future Nostalgia” në mars të vitit 2021 fitoi çmimin “Grammy” për ”Albumin më të mirë pop” dhe kënga e saj “Don’t Start Now” arriti sukses komercial dhe kritik, duke përfshirë nominimet në “Grammy Awards 2021” për çmimet “Kënga e vitit”, “Regjistrimi muzikor i vitit” dhe “Performanca më e mirë solo e zhanrit pop”.

Dua fillimisht njoftoi se do të niste turneun e saj “Future Nostalgia” në vitin 2020, por ai u shty disa herë për shkak të pandemisë së vazhdueshme COVID-19.

Turneu është planifikuar të fillojë të mërkurën në Miami dhe do të përfundojë në nëntor në Perth, Australi.

Turneu “Future Nostalgia” po mundësohet nga ‘Ceremony London’, i promovuar nga Live Nation dhe i sponsorizuar nga Truly Hard Seltzer.

Megan Thee Stallion, Griff, Tove Lo, Angèle, Caroline Polachek dhe Lolo Zouaï janë disa nga emrat mbështetës që do të performojnë në krah të saj gjatë turneut. /Telegrafi/