Bebe Rexha duket me stil në imazhet e fundit, ndërsa pozon me dekoltenë e hapur

Artistja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, po tregohet mjaft aktive këto ditë në rrjetet sociale.

Së fundmi, ajo ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram disa fotografi të reja, ku shfaqet mjaft atraktive e veshur me një bluzë ngjyrë vjollcë me material transparent.

Ajo gjithashtu kishte të veshur një palë pantallona me material leopardi dhe një palë sandale ngjyrë portokalli.

Foto: Bebe Rexha/Instagram

Duke u bërë imazh i markës “Vince Camuto”, Rexha tha se është e fiskuar pas sandaleve të kësaj marke.

Foto: Bebe Rexha/Instagram

Bluza kishte një dekolte mjaft të hapur, me çka bëri që interpretuesja e “in the name of love” të vërë në pah gjoksin e saj atraktiv.

Foto: Bebe Rexha/Instagram

Më pas, e njëjta publikoi në llogarinë e saj në Instagram edhe disa fotografi të tjera me veshje bardhë e zi, gjithashtu të markës “Vince Camuto”.

“Përshëndetje të dashurit e mi, doja të shpërndaja me ju këto rroba të ‘Vince Camuto’ që unë do të jem duke i veshur gjithë pranverën. Cila është e preferuara juaj”, shkroi Rexha në mbishkrimin e fotografive.

Foto: Bebe Rexha/Instagram

Këngëtarja me origjinë shqiptare ka qëndruar më në heshtje kohëve të fundit s i përket projekteve muzikore, gjersa ka dhënë indikacione se mund të jetë duke punuar në albumin e saj të tretë. /Telegrafi/