Dua Lipa dhe Rita Ora marrin vëmendje me postimet e tyre të fundit, dhe kjo është arsyeja

Dua Lipa dhe Rita Ora, ditën e sotme, kanë marrë vëmendje mediatike dhe kjo ka një arsyeje.

Dua Lipa ka shpërndarë një fotografi nudo nga një vaskë me flluska dhe shkumë me pamje nga New York City.

Të martën, këngëtarja shqiptaro-britanike, 27 vjeçe, u fotografua nga paparacët tregoi trupin e saj të hollë e veshur me një palë çizme të zeza me shkëlqim dhe një xhaketë të bardhë teksa po largohej nga hoteli i saj.

Por më vonë ajo u zhvesh nudo, duke u çlodhur në mbrëmjen e së martës duke i dhënë vetes një natë të përkëdhelur në vaskë ndërsa shikonte perëndimin e ngrohtë të qelibarit.

E pa veshur përveç disa flluskave dhe një palë kufje të mëdha, ylli i muzikës pop i lidhi flokët e saj të zez në një topuz të çrregullt ndërsa shijonte muzikë dhe pamje të bukura piktoreske.

Ajo e publikoi fotografinë e guximshme në Instagram, teksa po kalonte ca kohë në New York.
Përveç Duas edhe Rita Ora nuk i la thuajse asgjë imagjinatës teksa publikoi një sërë fotografish nudo në Instagramin e saj të mërkurën, shkruan DailyMail.

Këngëtarja 31 vjeçe, ua shpejtoi pulsin fansave teksa fshehu me kujdes pjesët e saj intime, në kohën kur po lahej në një vaskë gjigante me ujë ngjyrë rozë.

Ajo mblodhi duart mbi gjoks dhe kryqëzoi me kujdes këmbët teksa pozonte për setin e fotografive të publikuara në Instagram.

Rita shfaqi figurën e saj të bujshme të trupit dhe i largoi flokët e saj të lagura nga fytyra, për të vënë në pah pamjen pa makijazh.

Një fotografi tjetër tregoi bukuroshen me shpinë të kthyer – duke tërhequr vëmendjen me tatyazhet e saj, ndërsa relaksohej në vaskën e madhe me shumë ujë.