Rasti i Astrit Deharit, Ministria e Drejtësisë pezullon kryeinspektorin

Ministria e Drejtësisë ka bërë të ditur se ka pezulluar nga puna Kryeinspektorin e Inspektoratit, Ylber Topalli, lidhur me rastin e vdekjes së Astrit Deharit në Qendrën e Paraburgimit në Prizren në vitin 2016.

Sipas MD-së pas konstatimit të gjetjeve të Raportit të tyre, procedura disiplinore është inicuar për pretendimet e shkeljeve të rënda procedurale që janë të ndërlidhura me rastin Dehari, njofton Klankosova.tv.

“Procedura disiplinore ndaj z. Topalli është iniciuar për pretendimet e shkeljeve të rënda procedurale që janë të ndërlidhura me rastin e ngjarjes së Astrit Dehari, që kishte ndërruar jetë në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, më 5 nëntor 2016. Me këtë rast, pas konstatimit të gjetjeve të Raportit të cilat i kemi proceduar edhe në Prokurori të Shtetit, bëjmë thirrje dhe theksojmë nevojën e vazhdimit të procedurave hetimore për trajtimin e mëtutjeshëm të të gjitha rrethanave deri në zbardhjen përfundimtare të këtij rasti” thuhet në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë.