Dronët turq shkatërrojnë kolonën ushtarake rusë

A man walks in front of a building damaged by recent shelling during Ukraine-Russia conflict in Kharkiv, Ukraine March 6, 2022. REUTERS/Oleksandr Lapshyn TPX IMAGES OF THE DAY

Gazetar: Isuf Kadriu

Lufta në Ukrainë po merr në dinamikë kryesisht në sulmet ajrore të dronëve turq Bajraktar të cilët sipas pamjeve më të reja të autoriteteve ukrainase kanë shkatërruar një kolonë të armatës ruse në hyrjen lindore të Kievit.

Ndërkohë, tre sulme ajrore ruse goditën qytetin e rëndësishëm industrial Dnipro në Ukrainën lindore të premten, duke vrarë të paktën një person në sulmet që goditën pranë një kopshti fëmijësh dhe ndërtesash.

Ky është sulmi i parë i drejtpërdrejtë në qytet që nga pushtimi rus. Granatime pati edhe në Lutsk, një qytet në veriperëndim të Ukrainës.

Ndërkohë, Presidenti rus Vladimir Putin ka urdhëruar që të ashtuquajturit “luftëtarë vullnetarë” të futen në Ukrainë. Ministria Mbrojtjes ka njoftuar për më shumë se 16,000 aplikime nga vendet e Lindjes së Mesme, shumë prej tyre njerëz të cilët luftuan me Rusinë kundër grupit të Shtetit Islamik.

“Nëse shihni se ka njerëz të gatshëm të shkojnë atje dhe të ndihmojnë njerëzit e Donbasit si vullnetarë, veçanërisht pa pagesë, mirë, ne duhet t’ua plotësojmë dëshirën dhe t’i ndihmojmë ata të arrijnë në zonën e luftimit”, tha Vladimir Putin, President i Rusisë.

Nga ana tjetër, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky mohoi akuzat e Rusisë se Ukraina po përgatitet të luftojë me armë kimike ose biologjike, dhe ai tha se vetë akuza ishte një shenjë e keqe.

“Ne jemi njerëz të arsyeshëm. Unë jam president i një vendi të arsyeshëm dhe njerëz të arsyeshëm. Jam baba i dy fëmijëve. Asnjë armë kimike apo ndonjë armë tjetër e shkatërrimit në masë nuk është zhvilluar në tokën tonë. E gjithë bota e di këtë. Ju e dini. Dhe nëse bëni diçka të tillë kundër nesh, do të merrni përgjigjen më të ashpër të sanksionit”, tha Volodymyr Zelensky, president I Ukrainës.

Mesazhi vjen pas pretendimit të Moskës se ata kishin zbuluar prova të Shteteve të Bashkuara duke ofruar mbështetje financiare për “programet biologjike ushtarake” të Ukrainës./ Alsat.mk