Gjithë deputetët t’i mbështesin masat antikrizë, kërkon LSDM-ja (Video)

Deputeti nga radhët e LSDM-së, Dime Vellkovski u shpreh se në krizën më të madhe ekonomike dhe energjetike në të cilët gjendet Evropa dhe bota, ndjehen pasoja dhe rriten çmimet për ushqim dhe energji.

“Në procedurë kuvendare janë parashtruar disa masa ekonomike me vlerë prej 400 milionë euro dhe kjo në mënyrë të drejtpërdrejt mbron standardin e qytetarëve dhe ndihmon ekonominë”, u shpreh Vellkovski.

Ai theksoi se hiqet TVSH-ja për prodhimet e ushqimore në 0% siç janë buka, mielli, vaji, qumështi, sheqeri, mishi, vezë dhe orizi.

“Po ashtu e zvogëluam akcizën për derivatet e naftës dhe ulëm TVSH-në nga 18 në 10%”, u shpreh ai duke shtuar se janë ndihmuar qytetarët me rrezik social me vauçerë prej 3.000 denarëve.

I u bëri thirrje deputetëve të VMRO-DPMNE-së të dëshmojnë përgjegjësi dhe të votojnë ligjet.