Drejtori i burgut e konfirmon: Agim Krasniqi është arratisur, por ka akoma kohë për tu kthyer

Agim Krasniqi nga dita e djeshme konsiderohet i arratisur, kjo pasiqë Krasniqi edhe pse ka përfunduar pushimin e fundjavës, nuk është kthyer në burgun e Shtipit.

Drejtori i burgut, Miki Todorov për Agjencinë Shtetërore Informative thotë se të gjitha institucionet janë njoftuar. Todorov thotë se arratisjen e Krasniqit janë njoftuar Drejtoria për Kryerjen e Sanksioneve, gjykata dhe policia.

Todorov vë në dukje se viteve të kaluara Krasniqi ka shfrytëzuar pushime në shtëpi për fundjavë dhe gjithmonë është kthyer në burgun e Shtipit për vuajtjen e dënimit me burg. Shton se nuk kanë pasur kurrfarë indikacione se Krasniqi pas këtij pushimi për fundjavë nuk do të kthehet në burgun e Shtipit.

Ndryshe, Krasniqi është i dënuar me 15 vite burg dhe të njëjtin e vuan nga viti 2008, kjo do të thotë se ai ka vuajture 13 vjet dënim me burg, ndërsa i kanë mbetur edhe tre vjet. Është i dënuar për shoqërim kriminel dhe mbajtje të armëve dhe vepra të tjera penale./TV21