Man United rivalizon Milanin për Sven Botman

Skuadra e Manchester United është futur në garë për Sven Botman.

Qendërmbrojtësi i skuadrës së Lille po merr vëmendje të madhe pas paraqitjeve të mira të tij në Ligue 1.

Tash e sa kohë, Milan lidhet me transferimin e mundshëm të lojtarit, por së fundmi duket se ka një kandidat të ri në garë.

Manchester United thuhet të kenë paraqitur interesim për lojtarin, përcjell lajmi.net. Lille kërkon 40-45 milionë euro për kartonin e tij.

Ditë më parë ishte vet lojtari që konfirmoi bisedimet me Milanin.

Manchester United mund të jenë në disavantazh në këtë garë, si pasojë e mbetjes jashtë garave të Champions League për sezonin tjetër.