Dramë në Studeniçan! Përplasje e fuqishme mes motoçikletës dhe autobusit, 25-vjeçari përfundon me lëndime të rënda në Urgjencë!

Një motoçiklist 25-vjeçar ka pësuar lëndime të rënda trupore pas përplasjes me një autobus në fshatin Studeniçan të Shkupit.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, aksidenti ka ndodhur dje, rreth orës 14:30, në rrugën “1”, ku janë përplasur një motoçikletë “Suzuki”, e drejtuar nga S.O. (25) nga Koliçani i Poshtëm, dhe një autobus, të cilin e drejtonte G.N. (52) nga fshati Taor.

Motoçiklisti është dërguar në Qendrën e Urgjencës pranë kompleksit të klinikave “Nënë Tereza” në Shkup, ku i janë konstatuar lëndime të rënda trupore.

Në vendngjarje ka kryer ekspertizë ekipi i SPB-Shkup, ndërsa po hetohen rrethanat e aksidentit.