Dortmund i bën konkurrencë Realit dhe Barçës për talentin spanjoll

Edhe Dortmund e do Torresin

Sipas Le 10 Sport’, Borussia Dortmund ka hyrë në garë për të transferuar mesfushorin e Valencias, Ferran Torres.

Për 20 vjeçarin e talentuar spanjoll janë duke u interesuar Real Madridi dhe Barcelona.

Ai ka vetëm edhe një vit kontratë me Valencian, mundësi e artë kjo për ta rrëmbyer për një çmim të volitshëm.

Torres ka kontribuar me gjashtë gola dhe shtatë asiste në 35 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon.