Nisma qytetarе “Libra dhe Mësim duhet të ketë” përsëri ka dorëzuar propozim për inicimin e një referendumi në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, pasi herën e parë e njëtja ishte e vlerësuar si e parregullt. Iniciativa ka për qëllim shprehjen e vullnetit të qytetarëve për projekt Ligjin e propozuar për librat shkollorë. Dragana Spasevska, koordinatore e nismës, shpreson se kësaj radhe iniciativa do të pranohet si e rregullt, ndërsa i bëri thirrje deputetëve të Kuvendit të mendojë mirë se çfarë hapi do të marrin në vijim, pasi qytetarët ishin ata që ua kanë dhënë votat e tyre për t’i përfaqësuar nëpër institucionet shtetërore. Spasevska gjithashtu shtoi se janë grumbulluar rreth 300 nënshkrime për inicimin e referendumit, dhe nëse e njëjta pranohet nga institucioni ligjvënës, atëherë, vijon mbledhja e 10 mijë nënshkrimeve.
Dragana Spasevska, koordinatore e nismës “Libra dhe Mësim duhet të ketë”
“Do të luftojmë të gjithë së bashku dhe do t’i përdorim të gjitha mjetet juridike për ndalimin e procedurës për sjelljen e Ligjit. Dua t’i drejtohem të gjithë politikanëve, deputetëve dhe delegatëve evropian, që kjo është një iniciative qytetare apo zëri i qytetarëve e cila është kundër këtij propozim ligji. Përveç kësaj, të gjithë politikanëve dhe të gjithë deputetëve të Kuvendit i bëj ftesë të e dëgjogjnë zërin e popullit dhe të e respektojnë qëndrimin e qytetarëve”
Ndërkaq, lidhur me këtë rast ka reaguar edhe minstrja e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska, e cila përsëriti qëndrimin e saj që gjatë takimeve që kanë pasur me prindërit, kërkesa kryesore e tyre ishte barazia gjinore dhe jo digjitalizmi i librave, duke shtuar se refromat në arsim janë të patjetërsueshme.
Milla Carovska, Ministre e Arsimit dhe Shkencës
“Disa herë si ministri kemi thënë se dialogu është i hapur në mënyrë të vazhdueshme me të gjitha palët e prekura që kanë propozime konstruktive, ne jemi të hapur, një pjesë e madhe e atyre propozimeve janë pranuar dhe future në zgjidhjen ligjore. Përgatitjet për fillim me programet e reja mësimore për klasat e para dhe të katërta dhe modernizim të arsimit rrjedhin në kontinuitet, reformat duhet të ndodhin, ndryshim në arsim patjetër të ketë”.
Megjithatë, si vërtetim për misionin dhe qëllimet e iniciativës qytetare, sot janë organizuar protesta në kryeqytet, dhe në disa qytetet tjera të Maqedonisë së Veriut me fillim nga ora 18:00. Koordinatorja e grupit i bëri thirrje të gjithë prindërve që t’u bashkohen protestave, për të shprehur revoltën e tyre./SHENJA