Donaldi zbulon si qëndrojnë raportet me Pm pas përfundimit të BBV

Donald dhe Pm u bënë miq të mirë brenda BBV.

Dyshja ndryshuan atmosferën në shtëpi duke i dhuruar shumë pozitivitet shtëpisë e duke shkaktuar mjaft të qeshura edhe tek publiku ndaj ngacmimeve që iu bënin të tjerëve, shkruan lajmi.net.

Pas daljes nga BBV, ata nuk u panë bashkë. Madje as mbrëmë teksa përformuan në të njëjtin vend në Prishtinë.

Por pas lajmeve se ata dy mund të mos jenë më miqë të mirë, nuk vonoi shumë dhe Donaldi postoi një video me Pm dhe Yll Limanin.

Ata realizuan një video për Tik Tok me këngën e Yllit “Besom”./Lajmi.net/