I dedikoi këngë Beniadës, këngëtari zbulon mesazhin që mori nga ajo pas daljes nga “BBV”

Ish banorja e “Big Brother VIP”, Beniada Nishani, ishte ndër më të pëlqyerat e publikut.

Ajo ka marrë disa këngë dedikime, pasi me sinqeritetin e saj ka marrë vëmendjen e të gjithëve, shkruan lajmi.net.

Një artist i ri, Kevinjo, i ka dedikuar së fundmi një këngë modeles.

Këngëtari ka treguar se ai e ka ndjekur ish banoren gjatë rrugëtimit të saj në shtëpinë e famshme dhe më pas kishte vendosur të shkruante një tekst për të.

“Beniada ishte një figurë publike pasi doli nga “BBVIP”, ishte një personazh që pëlqehej shumë, unë e kam parë e kam ndjekur dhe një ditë shkova në studio dhe shkruajta tekstin. Nuk e kam bërë për klikime por për qejfin tim.”, rrëfeu ai për ‘Shqipëria Live’.

Gjithashtu ai tregoi edhe mesazhin që ka marrë nga Beniada, pasi ajo doli nga shtëpia e “BBV”.

“Beniada me ka dërguar një voice record më ka suportuar më ka hedhur dhe në storyt e saj dhe kur ka qenë brenda shtëpisë personi që ia menaxhonte Instagramin dhe kam mbetur i kënaqur nga ana e saj pasi i ka pëlqyer si projekt muzikor. Beniada më tha: Wow, Kevinjo më ka thënë kushërira ime për projektin muzikor e kam dëgjuar më ka pëlqyer shumë.”, tha ndër të tjera këngëtari./Lajmi.net/