Don Xhoni tregon datën e publikimit të projektit me Loredanën

Flasim për bashkëpunimin e shumëpërmendur mes Loredanës e Don Xhonit të cilin do ta lansojnë gjatë këtyre ditëve, shkruan lajmi.net.

Në falenderimin që ka bërë Don Xhoni në instagram ku ka dhënë detaje rreth projektit ai ka treguar se kënga do të lansohet me datën 12 nëntor ora 00:00.

Ndër të tjera ai po ashtu e ka falenderuar edhe Loredanën duke thënë ca fjalë të mira për të.

“Nje falenderim te veçant per personin qe pa ta nuk ish bo ky projekt, @loredana ,respekt shume te madh jo vetem si artiste por edhe si person “, ka shkruar Don Xhoni.