Çka do të thotë situatë krize në sektorin energjetik?

Autoritetet thonë se do të shpallet situatë krize në sektorin energjetik me qëllim që drejtpërdrejtë të thithen mjete buxhetore në kompanitë energjetike, duke llogaritur EEM-në dhe MEPSO-n që të rritet likuiditeti I tyre, që të mund të interevenojnë në importin e rrymës elektrike.

Cilat janë kushtet për shpalljen e situatës së krizës?

-Mosfunksionimi i plotë ose i pjesshëm I sistemit elekrodistributiv të shkaktuar nga fatkeqësi natyrore, të motit ose havari;

-Rënia e kapacitetit transmetues interkonjektiv

-Prishja e sistemit elektroenergjetik në vendet fqinje

-Rënie e pëhershme e kapaciteteve më të mëdha prodhuese për shkak të havarisë ose mungesës së energjensave për prodhimin e energjise elektrike ose pamundësia që rënia të mbulohet me rezervat e disponueshme në prodhimin e energjisë elektrike

-Mungesa e energjisë elektrike në tregun vendor, si dhe të tregjeve rajonale dhe ndërkombëtare, të konstatuar në bazë të të dhënave të marra nga qendra e dispeçerëve në OEPS ose OPEE.

-Rritje e ndjeshme e paparashikueshme e çmimit të rrymës elektrike për një periudhë të caktuar

Në kushte të situatës së krizës, nëse ka masa restriktive, këto janë kufizimet;

-Çkyçja e të gjitha reklamave ndriçuese,

-Ulet në minimum ndriçimi I rrugëve, shesheve dhe objekteve tjera

-Kufizohet në minimum ndriçimi i vitrinave

-Ndalohet përdorimi i rrymës elektrike për ngrohjen shtesë të hapësirave afariste dhe zyrtare./KlanMacedonia/