Dokumentari i CMG-së për kulturën kineze do të transmetohet në 38 vende të Afrikës

Të dielën në Johanesburg të Afrikës së Jugut u bë promovimi i versionit në shumë gjuhë të një serie dokumentarësh për veprat klasike të përmendura nga presidenti Xi Jinping, e cila do të transmetohet në 62 mediat kryesore në 38 vende të Afrikës.

Kjo seri dokumentarësh, e prodhuar nga Grupi Mediatik i Kinës, synon të ndihmojnë njerëzit të kuptojnë më mirë kulturën tradicionale kineze, kodin e suksesit të Kinës dhe origjinën shpirtërore të modernizimit kinez të bazuara mbi kulturën e lashtë.

Dokumentarët janë përkthyer tashmë në anglishte, rusishte, japonishte, koreanishte, spanjishte e shumë gjuhë të tjera dhe janë parë 4.79 miliardë herë në mbarë botën.